Nga Cristiano Ronaldo te Mbappe e Bale, më të paguarit që u eliminuan shpejt nga Euro 2020
Nga Grupi F i Euro 2020, që konsiderohej si i ferrit, me 3 skuadra pretendente për të fituar kompeticionin, asnjë skuadër nuk kaloi në çerekfinale.
Portugalia u shkurorëzua si kampione nga Belgjika, Franca u eliminua befasisht nga Zvicra dhe Angli nxorri jashtë Gjermaninë. Mes skuadrave të larguara janë edhe shumë yje futbollistë dhe më të paguar që shkuan në shtëpi para kohe.
Plot 142.2 milionë euro shkon të total rroga neto e atyre që u eliminuan. Duke filluar me Cristiano Ronaldon, që me një rrogë prej 31 milionë euro në sezon, i tha i pari lamtumirë Evropianit. Ylli i dytë është Kylian Mbappe, që pëfiton 18 milionë te PSG.
Po kaq përfiton edhe Antoine Griezmann te Barcelona. Lista te Franca është e gjatë, me Paul Pogba, 14 milionë euro te Manchester United, Karim Benzema te Real Madrid 8.7 milionë dhe mbyll Adrien Rabiot i Juventus 7 milionë euro.
Ndërsa Robert Lewandowski, që përfiton 20 milionë euro u largua nga Evropiani që në fazën në grupe. Luka Modric me 10.5 milionë euro pagesë te Real Madrid, nuk arriti të lërë shenjë ndaj Spanjës, për ta mbyllur me Gareth Bale të Uellsit, që u nxorr jashtë nga Danimarka, teksa përfiton 15 milionë euro neto nga Real Madrid.