
Ndryshon sot ora policore, nisin edhe aktivitetet kulturore dhe sportive
Hyjnë sot në fuqi masat e reja lehtësuese në kuadër të pandemisë së koranavirusit. Duke nisur nga sot ora policore është shtyrë me një orë, nga 00:00, deri në orën 06:00. Ndërkohë, orari për lejimin e muzikës nëpër lokale do të ngelet po i njëjti, ora 22:00.
• Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
•Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Lehtësimi i këtyre masave u bë pas uljes së shifrave të koronavirusit në vend.