Festivali i Këngës në RTSH, publikohen (më në fund) 28 këngët e artistëve pjesëmarrës së edicionit të 64-t
Mbrëmjen e sotme, Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar në kanalin e saj zyrtar në Youtube të gjitha këngët pjesëmarrëse në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës.
Dashamirësit e këtij festivali dhe fansat e konkurrentëve kishin ditë në fakt që komentonin në rrjetet sociale për vonesën e publikimit të këngëve, por më në fund tashmë mund t’i dëgjojnë ato për të përzgjedhur të preferuarën e tyre.
Janë plot 28 artistët pjesëmarrës në këtë edicion të festivalit të këngës, i cili këtë vit do të ndahet në 4 net, nga data 17 deri në datën 20 dhjetor.
Organizatorët e Festivalit, me në krye Drejtoreshën Artistike Elhaida Dani, kanë vendosur që 2 netët e para të jenë netët e prezantimit të këngënve nga konkurrentët e këtij viti, nata e tretë do të jetë nata e nostalgjisë, ndërsa nata e 4-t do të jetë ajo finale ku do të shpallet edhe fituesi i festivalit, i cili do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2026, në Austri.
Më poshtë gjeni listën e artistëve pjesëmarrës këtë vit në Festival, këngët e të cilëve i gjeni në Youtube:
FiFI ft. Tiri Gjoci – Rri
Kleansa Susaj – Hije
Luna Çausholli – Pa kufi
Vedat Ademi – Kur fjala mbaron
2 Farm – Valle mbi hi
Evi Reçi – Kod i jetës
Alis – Nan
Kamela Islamaj – Pa pretendime
Endri Kaçaçi – Si unë
Kimi – Prapë dielli del
Frensi – Tresh
Enxhi Nasufi – Dritë
Gerta Mahmutaj – Në krahët e tu
Erand Sojli – Të kam në fron
Lorenc Hasrama – Lamtumirë
Ghiti – Okej!
Erik Lloshi – Dy pika dashuri
Gresa Gjocera & Bledi Kaso – Busulla e zemrës
Lynx – Nuk kthehem pas
Inis Neziri – Ta kam fal
Malvina Likaj – Përtej Shpirtit
Rezarta Smaja – Balukeprera
Rigersa Loka – Albanian heart
Sara Kapo – Të dua shumë
Savjana Vjerdha – ID
Sheila – Zemra e tokës
Sihana Haxhinikaj – Horizont
Threex – Vite