Ndahet nga jeta Joseph Siravo pas betejës me kancerin
Një lajm tëpër i trishtë: Joseph Siravo, aktori i njohur për rolet e tij në “The Sopranos” dhe “Jersey Boys”, ndërroi jetë të dielën pas një beteje të gjatë me kancerin. Ai ishte 64 vjeç.
“Isha pranë tij kur babai im i dashur vdiq këtë mëngjes, paqësisht, në shtëpinë e tij”, shkroi vajza e aktorit në Instagram .
Siravo është një ndër aktorët më të famshëm në dramën mafioze të HBO “The Sopranos”, në të cilën ai portretizoi babanë e Tony Soprano gjatë rikthimeve në fëmijërinë e shefit gangster në vitet ’60. Rolet e tjera televizive të dramatistit përfshijnë gjithçka, nga “Për jetën” te “Ligji dhe rendi” deri te “Njerëzit kundër OJ Simpson: Historia Amerikane e Krimit”.