Sorry, no posts matched your criteria.

Ja çfarë dhurate i bën Kris Jenner armikes së saj

Kris Jenner i ka habitur të gjithë me gjestin që ka bërë. Kris Jenner i ka bërë dhuratë një kuti me produkte pastrimi Jordyn Woods. Dhurata ishte e shoqëruar madje me një shënim të shkruar me dorë dhe një buqetë me lule të freskëta.

Këtë gjë nuk e priste askush, ndaj postimi i Jordyn Woods ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dy vite më parë modelja 23-vjeçare ishte në qendër të vëmendjes mediatike pasi u zbulua skandali i tradhtisë me Tristan Thompson, i cili asokohe ishte në lidhje me Khloe Kardashian. Jordyn konsiderohej si personi më i besuari familjes Kardashian-Jenner, ndaj tradhtia e saj u cilësua si një thikë pas shpine. Prej atij momenti ajo u nda përfundimisht nga familja e famshme dhe shoqëria e saj e ngushte me Kylie Jenner mori fund.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com