Kush është 18-vjeçarja që jeton në Francë që u shpall Miss Shqipëria
U mbajt mbrëmjen e djeshme në Kalanë e Petrelës konkursi i bukurisë Miss Shqipëria 2021. Kurorën e më të bukurës e fitoi Lea Islamaj, e cila arriti të fitonte edhe votat e jurisë, edhe të publikut. Lea është 18 vjeç dhe ka lindur e është rritur në Francë.
Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës. Shoqëruese e parë e miss-it u zgjodh Pamela Paja ndërsa shoqëruese e dytë Samanta Pajo.