Sorry, no posts matched your criteria.

“Kënga Magjike 2021”, Ju njohim me artistët e rinj që morën statusin “Big”!

Kënga Magjike” ka nisur tri netët finale të edicionit të 22-të pasi këtë të diel u mbyll prezantimi i të gjitha këngëve pjesëmarrëse me artistët e fundit ‘Big’ dhe ‘New Artist’.

8 ishin këngëtarët e rinj që u ngjitën në skenën e Këngës Magjike, në këtë natë të parë gjysmëfinale të edicionit të 22-të këtij festivali. Por jo të gjithë arritën të kalonin në kategorinë e artistëve Big. Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare, në shenjë mirënjohje.

“Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i “Kënga Magjike” ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit.
Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe.”, ka deklaruar Ardit Gjebrea muaj më parë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com