Sorry, no posts matched your criteria.

Mirela Sula takon Presidenten Vjosa Osmani, fuqizimi i grave lajtmotivi i bisedës

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri dhe Kosovë, Mirela Sula zhvilloi shumë takime me gra të fuqishme në fusha të ndryshme. Natyrisht që nuk mungonte dhe një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.  

Themeluese dhe CEO e Global Woman, u prit nga Osmani në zyrën e saj në Presidencë. Takimi kishte në fokus impenjimin dhe investimin e Mirela Sulës për gratë shqiptare dhe jo vetëm, si dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Duke e vlerësuar si një nga shqiptaret më të suksesshme në Britaninë e Madhe, por jo vetëm, dy zonjat ndanë së bashku pikëpamjet për modelin e gruas si dhe fuqizimin e tyre në të gjitha sferat.

Si dy femra të shkolluara, të realizuara dhe të mobilizuara për fuqizimin e gruas, Presidentja dhe Mirela Sula premtuan bashkëpunim për femrat shqiptare kudo që ato ndodhen. Vjosa Osmani do të jetë në numrin e rradhës të kopertinës Global Woman, si gruaja model që ngjiti shkallët e karrierës në një botë të ashpër mashkullore, si është politika. Kujtojmë se revista Global Woman është një brand ndërkombëtar tashmë që ka në fokus gratë e suksesshme nga fusha të ndryshme.

Bizneswomen, politikane, VIP ndërkombëtarë, gra frymëzuese dhe modele suksesi janë vetëm disa nga të ftuarit e revistës, ku këtë herë do të jetë Presidentja e Kosovës.

POST A COMMENT