Sorry, no posts matched your criteria.

‘’Kam katër nëna’’, Igli Zarka flet për fëmijërinë dhe sakrificën e prindërve të tij

Igli Zarka është banori që ka qëndruar më së paku brenda shtëpisë së Big Brother Vip por krijoi një impakt te publiku.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai kishte thënë se ka katër nëna duke mos sqaruar më shumë se çfarë donte të thoshte.

Këtë deklaratë ai e ka sqaruar së fundmi i ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli.

Aktori tha se përveç dy gjysheve të tij, dy zonja të tjera janë kujdesur për të kur ai ka qenë i vogël, andaj ai i konsideron edhe ato si gjyshet e tij.

Prindërit e mi kur isha i vogël punonin 10-12 orë në ditë, ka qenë dhe kohë trazirash, unë përveç nënave të mia, atë nga ana e babait dhe atë nga ana e mamit, kisha edhe në Vlorë një komshie që unë e quaja nëna Lula dhe nëna Lili në Fier. Përveç nënave të gjakut, dy nënat e tjera janë kujdesur për mua që kur kam qenë 1 vjeç dhe shumicën e kohës, nga mëngjesit deri në 6 të pasdites unë e kaloja me to, me fëmijët e tyre. Dhe rrjedhimisht u kthyen në nëna. Ato më ndihmonin shumë kur bëja ndonjë gabim”-sqaroi Igli.

Ndër të tjera Igli foli edhe rreth prindërve të tij, të cilët u bënë edhe temë debati mes tij dhe Monikës gjatë qëndrimit në shtëpi të aktorit. Sot Igli sqaroi se prindërit e tij kanë sakrifikuar shumë për të dhe motrën e tij dhe se nuk donte t’i përfshinte.

Ngaqë i njoh vuajtjet që ata kanë kaluar që unë të jem këtu ku jam. Unë dhe motra ime, nuk toleroj dot që të më prekin sepse e di çfarë kanë hequr që ne të arrijmë deri këtu. Dhe nuk doja t’i përfshija“.-tha aktori rreth këtij debati.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com