Sorry, no posts matched your criteria.

Jetojnë apo jo në një shtëpi?! Ola dhe Jasmina tregojnë të vërtetën

Hyrja më e re nga vajzat është Gladiola Zeneleaj, e cila na habiti me performacën e saj. Ajo bëri një hyrje të pazakontë, tepër sensuale dhe seksi.

Mirëpo njëra nga vajzat, Jasmina, nuk e priti dhe aq mirë. Ato zbuluan se dikur kanë qenë shoqe ndërsa tani kanë dy vite që nuk flisnin.

Normalisht si kushdo , Jasmina ka menduar se Ola ka hyre me qëllime të qarta, për inat e saj apo për t’i “marrë” Andin, por ajo e mohoi këtë gjë.

Ola tha se unë i kam bërë audicionet kur Jasmina nuk ka qenë pjesë e programit.

Ajo shprehu pëlqim për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.

“Është tokë e zënë më vjen keq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re.

“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën.

Mirëpo mos është e gjithë kjo “zënka” thjesht për shoë?!

Dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ola dhe Jasmina jetojnë në të njëjtën banesë.

Së fundmi dy konkurrentet kanë reaguar në aplikacionin e “Përputhen” duke i mohuar këto lajme.

“Unë dhe personi në fjalë kemi dalë nga i njëjti pallat. Nuk e dija që kishte ndryshuar shtëpi e para dhe e dyta kam mesazhe, voice kam dhe shumë persona që vërtetojnë që unë kam qenë në tjetër vend dhe jo në të njëjtën banesë me…ia harrova emrin…me Olën. Nuk besoj se duhet të jap sqarime të mëtejshme sepse unë shkoj për punët e mia personale, se jeton dhe dikush tjetër, sepse unë përballë kam shtëpinë time, pra nuk të jap llogari sepse kam tre vjet që jetoj në atë lagje. Normal që do jem komode, normal që do zbres poshtë të marr ushqim sepse aktualisht jeton një person i njohur i imi, familjar me mua, po të doni e bëj publike dhe emrin. Mbi të gjitha nuk jam unë me Olën, jemi thjesht ne në të njëjtin vend. Rastësitë në jetë mund të ekzistojnë pafund. Pra jeni duke më kërkuar llogari se përse rastisa në të njëjtin vend që ka qenë dhe ajo dhe pse kam zbritur të marr ushqim kur dhe ajo ka marrë ushqim, është sikur të më thoni pse merr frymë kur dhe ajo merr frymë”.

Nga ana tjetër edhe Ola ka reaguar duke i hedhur poshtë këto aludime dhe madje ka treguar kontratën e qirasë.

“Unë jetoj e vetme dhe nuk ndaj qiranë me asnjë. Gjithsesi kjo është kontrata e shtëpisë, do ta sjell dhe në studio që eprorët e mi ta shikojnë. Ju normale që do jeni të dyzuar për këtë video që keni parë, por unë po iu them që nuk jetoj në shtëpi me një nga konkurrentet e programit. Kam qenë në dijeni që Jasmina jetonte në të njëjtën lagje me mua, por ajo jo sepse ka ndodhur ndryshimi i shtëpisë time ndërkohë që ne nuk kemi qenë shoqe. Jemi përballur në lagje, nuk e di nëse ajo më ka parë por unë po. Kaq, unë tani jam e detyruar të ndryshoj dhe banesën time sepse më ka dalë informacioni ku jetoj. Mua më cënohet dhe e drejta e të jetuarit normal”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com