Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh kshu?! Atdheu dhe Antonela kapen mat

Antonela dhe Atdheu patën një debat të ashpër në studio, ku Atdheu para të gjithëve tha se është puthur me Antonelën. Ai ndërhyri në një përballje që kishte Ledjana, Antonela dhe Mevlani.

“Kush të shijoji më shumë puthja ime apo me Mevlanin?”, tha Atdheu.

“E di Mevlani që jemi puthur”, ishte përgjigjia e Antonelës.

Mirëpo gjithçka agravoi kur Loco postoi një foto me një litar dhe e ripostoi Atdheu.

Kjo gjë bëri që Loco dhe Atdheu të largohen vetë nga programi.

Mesa duket Antonela dhe Atdheu paskan ende gjëra të pasqaruara dhe të lëna pezull. Atdheu ka qenë i ftuar sot në “Për’puthen” për të pasur një përballje me Antonelën.

Ai pati një ballafaqim me Antonelën, ku më shumë se për t’u sqaruar me të, ata dukeshin se po zhvillonin një takim të mohuar ku konkurrentja u shpreh se kishte një pëlqim akoma për të dhe madje kërkoi me ngulm kthimin e Atdheut në program.

“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot. Kur kam ardhur tek lokali kam ardhur për respektin që kisha për ty dhe për pëlqimin. Kur më the që po të coj në shtëpi, e kisha besën. Ti u afrove i pari si mashkull, por nuk e prisja dhe ngaqë është një nga rregullat e emisionit që nuk duhet të takohemi e puthemi”, i tha Antonela.

Në puntatën e transmetuar ditën e djeshme, konkurrentja zgjodhi të kishte një takim me Atdheun dhe kërkoi nga produksioni që ta rikthente atë në program. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vijim dhe a do të ketë një kthim të dytë të Atdheut në “Për’puthen”.

Së fundmi, dyshja janë parë duke darkuar bashkë. “Vipat e Bllokut” publikuan fotot e tyre teksa ata bisedonin me njëri-tjetrin në një tavolinë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com