
‘Familja e saj nuk na la’, reperi anglez tregon historinë me vajzën shqiptare
Reperi britanik Dave ka folur për ish-të dashurën e tij gjatë albumit “How I Met My Ex’”. Në këngën “Survivor’s Guilt”, e cila është e fundit në albumin e tij më të ri, Dave tregon se ish e dashura e tij ishte shqiptare. “Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri, nuk jemi bashkë, sepse familja e saj nuk na la”, këndon reperi.
Në vitin 2020, fansat e Dave aluduan se ish e dashura e tij ishte një vajzë me emrin Besmira. Thashethemet nisën kur Dave publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra. Deri më tani, identiteti i Besmirës mbetet mjaft i paqartë.
