Sorry, no posts matched your criteria.

Eva Mendes ndez sërish thashethemet për martesën e saj në fshehtësi me Ryan Gosling

Thashethemet se Eva Mendes dhe Ryan Gosling  janë martuar fshehurazi u ndezën së fundmi pas një deklarate të aktores.

Gjatë një interviste me Today Australia të enjten, Eva Mendes iu referua Ryan Gosling si “burri i saj”.

“Më pëlqen Australia. Të gjithë këtu janë të mrekullueshëm, të gjithë na mirëpresin, është shumë e bukur. Burri im Ryan është këtu, fëmijët tanë janë këtu, ne po kalojmë një kohë të mirë ”, tha aktorja.

Komenti i saj i bëri fansat e çiftit të rrëzonin rrjetet sociale nga komentet pasi ata rrallëherë flasin publikisht për marrëdhënien e tyre, pavarësisht se janë bashkë prej 10 vitesh.

Shkak i këtyre thashethemeve është bërë dhe  tatuazhi që aktorja ka bërë së fundmi, ku shkruan “de gosling”. 

Në kulturën hispanike, gratë shtojnë parashtesën “de” përpara mbiemrit të tyre pasi martohen. 

Eva Mendes ka treguar tatuazhin e saj të ri në Instagram.

Përdoruesit e Tëitter ishin “të entuziazmuar” nga lajmet dhe komentet për çiftin po vërshonin.

 Madje, njërit prej tyre i ra në sy unaza e martesës që i zbukuronte gishtin aktores.

“Ajo mban një unazë martese. Më në fund e kuptova, nuk mendoj se duhet të themi asgjë tjetër” shkruan komentuesi. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com