Sorry, no posts matched your criteria.

Eva Alikaj rrëfen se si Ermal Mamaqi e refuzoi për serialin e tij: Mbylli telefonin

Aktorja Eva Alikaj ka bërë një deklaratë së fundmi për Ermal Mamaqin. Gjatë programit “N’kohë” ku ajo ka qenë e ftuar, ajo nuk kurseu ironinë për Mamaqin duke e konsideruar si “bossi”, “producenti” dhe “miliarderi”.

M Eva ka treguar edhe se si Ermali i kishte mbyllur telefonin pasi kishin diskutuar për një angazhim në serialin H.O.T. Në përfundim ajo u shpreh se ka respekt për atë që bën por në bisedën mes tyre i ka mbyllur telefonin.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë.”- tha ajo në një intervistë për emisionin “N’kohë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com