Sorry, no posts matched your criteria.

Aksidentohet G-Bani: “Më përplasën qëllimisht me makinë, kam bërë 2 operacione”

Reperi i njohur G-Bani është përballur me një të papritur së fundmi. Ai ka lajmëruar ndjekësot e tij se është aksidentuar në Angli aq sa i është dashur të bëjë ndërhyrje.

Nëpërmjet një videoje në TikTok, ai bën me dije se ka bërë dy operacione.

G-Bani thekson se dikush e ka përplasur qëllimisht me makinë dhe shton se për pasojë ka thyer këmbën.

“Kam bërë aksident në Fulham. Dikush më përplasi qëllimisht me makinë dhe më theu këmbën. Kam bërë dy operacione. Ndërkohë që unë jam në shtrat dhe nuk lëviz dot, ai që më përplasi është i lirë. Policia thotë se nuk kanë prova që e bëri ai aksidentin…E di që në Angli nuk u intereson shumë. Kur morën vesh që isha shqiptar, nuk më pranuan as dëshmitarët. Duhet të ndalojë kjo urrejtja ndaj shqiptarëve. Aksidenti ka ndodhur në Fulham më 22 qershor. Dëshmitarët nuk merren parasysh, se thanë që ngaqë janë shqiptarë edhe ata si unë, i kam shokë edhe nuk mund të merren për bazë,”– shprehet ai ndër të tjera.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com