Sorry, no posts matched your criteria.

Elona Duro tregon defektin e Borës dhe Olsës: Të dyja e kanë fajin për këtë…

Elona Duro ka qenë së fundmi e ftuar në programin “E Diell” në Top Channel. Gjatë intervistës me moderatorët, ajo u pyet për një defekt të Borës dhe Olsës për shkak se ka punuar së fundmi me to në “Përputhen”.

Elona është shprehur se Bora shkonte gjithnjë me vonesë në fillim të emisionit dhe për këtë ishte përgjegjëse dhe Olsa. Moderatorja shtoi se kjo ndodhte për shkak se stilistja i vononte veshjen.

Elona ka qenë disa herë në karrigen e opinionistes së ‘Për’puthen’ dhe ka bashkëpunuar me të dyja.

“Nuk e di nëse është defekt dhe nëse është faji i Borës por Bora vonohej gjithmonë sepse stilistja herë pas here i vononte veshjen. Vonesë në fillim të programit. Të dyja e kanë fajin për këtë, edhe Olsa edhe Bora. Nuk ka defekt tjetër, shkon shumë mirë çdo gjë. Të mos jesh korrekte defekt është, defekt teknik.” -u shpreh Elona.
Sipas zërave, Bora nuk do jetë më pjesë e ‘Për’puthen’ sezonin e ardhshëm pasi i është besuar ‘Dancing with the stars’ që do nisë së shpejti. Ndërsa Olsa Muhameti do të përqëndrohet në autorësinë e programit më të ri, “Kepi i Tundimeve” .

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com