Sorry, no posts matched your criteria.

Eriksen lë pas problemet me shëndetin, shijon fundjavën me familjen rrugëve të qytetit

Teksa kanë kaluar pak më shumë se një muaj nga pasditja dramatike në Kopenhagen, Eriksen, duket se i është rikthyer normalitetit.

Mesfushori danez është parë këtë mëngjes, nën shoqërinë e bashkëshortes, Sarbina dhe fëmijës së tyre të vogël, duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit danez. Eriksen, shihet i qetë në krahë të së shoqes, duke tërhequr karrocën e bebit. Ndërkohë, është ende e paqartë e ardhmja e fantazistit.

Pas një ndërhyrjeje ai ka vendosur në zemër një defribilator, për të stabilizuar rrahjet. Me një instrument të tillë në trup, 28-vjeçari e ka të pamundur për të luajtur në Itali, pasi rregullat e Seria A, janë mjaft strikte sa i përket personave që vuajnë nga zemra.

Ai mund të luaj lirisht në një kampionat tjetër, përshembull në Holandë, ku me një aparaturë të ngjashme luan mbrojtësi Daley Blind.

Megjithatë, pritet që me ardhjen e tij në Milano, t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara, për të mësuar nëse defribilatorin do e mbajë përkohësisht, apo për një kohë të gjatë. Nëse rezulton kështu, atëherë, mesfushori duhet të hedhë sytë drejt një kampionati tjetër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com