Sorry, no posts matched your criteria.

Enca në shtrat me Beartin në klip dhe modelin serb për këngën e re

Artistja e njohur e skenës shqiptare, Enca Haxhia, ditën e djeshme ka publikuar klipin dhe projektin e ri muzikor.“Rakia” – titullohet kënga që është shoqëruar me një sërë skenash të nxehta e provokuese – siç rëndom ndodh në videoklipet e 25 vjeçares.Protagonist kryesor në video ishte modeli dhe konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, ndërsa krahas tij vëmendje të madhe mori edhe një tjetër djalosh. Ajo duket se përzgjodhi si protagonist një model serb të quajtur, Stefan Stojanoviç.

Kjo në bazë të disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, teksa në një të fundit ai ka shkruar: “Kënga e re së bashku me mua”. Sidoqoftë, projekti për vetëm disa orë ka arritur të kalojë shifrën e 300 mijë klikimeve në YouTube. Kënga ka bërë bujë dhe tanimë është shpërndarë gjithandej edhe në rrjete sociale.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com