
E pyesin se përse nuk e ndjek Ilirin, Monika: Njofton policinë ai…
Pasi arriti të rimerrte llogarinë e saj në rrjete sociale, Monika Lubonja është rikthyer në Instagram me deklarata të bujshme. Aktorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk ngurroi t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që iu drejtuan.
Ndjekësit e saj ishin kuroizë në lidhje me raportet që Monika mban me ish-banorë të tjerë të “Big Brother Vip.”
“E vazhdon miqësinë me Pm dhe Sarën?”– e pyet një ndjekës Monikën, e cila i cilëson çiftin e krijuar në BBV si miqtë më të mirë që ka.
“Po Ilirin pse nuk e ndjek?”- pyet një tjetër fans i Monikës dhe kjo e fundit vendosi të përgjigjej me nota ironie duke thënë:
“Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa të njofton policinë ai, dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë.”

Aktorja gjithashtu ka ironizuar prishjen e miqësisë mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit, situatë të cilën e krahason me lajmet që vriten vëllezërit për një rrip ujë.
