Dy shqiptaret bëjnë histori në Zvicër, Ajkune dhe Violeta shkurtojnë orët e punës dhe ruajnë pagesën njëlloj
Dy shqiptarë kanë mbërritur në faqen e pare të revistës zviceriane “20 Minuten”. Violeta Arberi dhe Ajkune kanë bërë bashkë forcat në sallonin e tyre “Violet by Ajkune Professional” për të hyrë kështu në histori, jo vetëm me suksesin që po korrin, por edhe me ndryshimet e bëra për rregullat e punës.
Ajkune dhe Violeta me qëllim të përkrahjes së grave dhe nënave, për herë të parë morën guximin dhe iniciativën për të ofruar orar më të shkurtuar të punës në sallonin e tyre. Nga 40-44 ore pune, ato ofruan vetëm 32 ore pune në javë dhe atë të ndara në vetëm 4 dite pune dhe me pagesë të plotë
Kjo iniciativë është bërë hit në Zvicër dhe është mirëpritur nga shumë shtresa të shoqërisë. Duket se dy shqiptaret kanë sjellë një model të ri pune, që është mirëpritur në Zvicër, duke e quajtur një moment të rëndësishëm të historisë. Një arsye më shumë për të qenë krenarë jo vetëm për suksesin e tyre, por edhe për suportin që po tregojnë për stafin.