Sorry, no posts matched your criteria.

Dr. Ardian Retkoceri: The man of value

Ardiani nuk është si gjithë biznesmenët e tjerë që njihni. Madje mund të themi se nuk ngjason aspak me kolegët e tij. Jeta në Kosovë, formimi në vitet e vështira, duket se rrënjosën tek ai një dashuri të madhe për vendin, që sot e përkthen si një trashëgimi për vendlindjen. Nuk ka sfida që nuk i prek, as në biznes dhe as në familje. Nuk ka dëshira që nuk diti ti plotësojë, duke u shndërruar sot një ndër emrat më të njohur në Zvicër. Por kjo për Ardianin nuk është krenari, për të krenari është që shumë shqiptarë po prekin suksesin ndërkombtarisht. Një jetë e mbushur me kthesa po aq me vizione, një karrierë që njeh vetëm rritje me moton e një burri që vlerat dhe principet i ka të panegociueshme.

Si e kujtoni jetesën tuaj në Kosovë, vitet e vështira që gjendej ai shtet si dhe mbresat që la tek ju?

Jeta në Kosovën e paraluftes nuk ishte aspak e lehtë, sidomos për neve shqiptarët. Prindërit tanë dhunshëm u larguan nga puna, shkollat shqipe filluan të mbylleshin, gjithashtu televizionet dhe radiot në gjuhën shqipe u mbyllën. E vetmja dritare informative për ne ishte RTSH, nga ora 18:30 deri me 20:30, të cilën mund ta kapnim nëpërmjet antenave satelitore. Shqipëtarët e Kosovës duhej të jetonin një jetë paralele dhe shpesh herë e konsideruar “ilegale” nga pushteti i atëhershëm. Ne na mohohej e drejta për të përdorur gjuhën amtare gjatë shkollimit, dhe të drejta të tjera themelore. Çdo pakënaqesi apo kryengritje e shqipëtareve, përndiqej e denohej deri ne eliminim nga regjimi serb. E kishim enderr ta vizitonim Shqiperine, dinim shume pak per te. Shume te rinj dhe te perndjekur shqiptare filluan te leshojne Kosoven, drejt vendeve evropiane. Kosova, kaq e vogel me numer te banoreve, zbrazej cdo dite, kryesisht nga te rinjet. Me gjithe kete presion, shqipetaret nuk u dorezuan, deri ne clirimin e plote te Kosoves, ne Qershor te vitit 1999

Si ishte për ju një djalosh të ri, me ëndrra dhe aspirata të ndesheshit me një kohë të vështirë?

“Hard time create strong men”, kjo thënie ishte shumë aktuale për neve në Kosovën e paraluftës. Ne filluam të mos pajtoheshim me asgjë qe vinte nga regjimi serb. Filluam të kopjojmë edhe jeten e perëndimit, të mësojme gjuhen angleze, të dëgjojmë më shumë muzikë të huaj. E kuptuam rendesine e shkollimit, edhe pse nuk na lejohej te mesonim ne objektet shkollore. E kuptuam se sa e rendesishme ishte Liria, andaj luftuam. Kur Ushtria Clirimtare e Kosovës doli në mënyrë publike, kishte aq shume te rinj vullnetarë per te luftuar, sa qe nuk kishte arme per te gjithe. Te rinjtë shqiptare nga e gjithë bota po ktheheshin ne Kosove per te luftuar. Ne e deshëm shume vendin tone, prandaj edhe e çliruam.

Nga një botë e egër dhe kohë lufte në një botë të lirë, plot mundësi, si ishte ky kapërcim?

Thojnë se kush përjeton një luftë, atij i ndryshon përgjithmone jeta. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada prej se lufta ka përfunduar, pasojat janë ende prezente. Ende ka shumë pyetje të hapura për kohen e luftës në Kosovë. Rreth 13 mijë njerëz u vranë gjatë luftes se fundit në Kosovë; edhe sot pas me shumë se 22 viteve, rreth një mije e gjashtë qind persona konsiderohen si të pagjetur, dhe për ta ende nuk dihet asgje; nëse janë gjallë e mbahen nëpër burgje, apo janë vrarë. Më e renda, me shumë se 20 mijë persona u dhunuan seksualisht gjatë kësaj lufte.

Çfarë prisnit dhe çfarë gjetët në Zvicër?

E vërteta është se Zvicra eshte shumë e bukur, dhe e ardhmja e saj i përket emigrantëve shqiptarë te rinj, gjeneratës se tretë. Ne dinim se ne Zvicer ka shume para, mirepo nuk e dinim se nuk eshte e lehte ti fitosh ato. Ne zakonisht shihnim njerez te suksesshem duke vozitur makina te mira, mirepo ne nuk i pyesnim ata se si i fitonin.

Kur nisët ta projektonit veten për atë që jeni sot?

Mendoj se secila periudhe e jetes time luan rol dhe eshte pjese perberese e karakterit tim te sotem. Pas shkolles se mesme, me 2003 fillova studimet bachelor per menaxhim ne Universitetin e Prishtines. Qellimi im ka qene qe studimet e mia ti vazhdoj diku jashte shtetit, dhe ashtu edhe bera. Pasi perfundova Bachelor ne UP, ne 2007 vazhdova studimet e mia Master per administrim biznesi ne Dubai, ne Hult International Business School. Pastaj erdha ne Zvicer, ku vazhdova studimet tjera deri ne nivelin e studimeve te doktoratures. Duhet te theksoj se ndihma dhe mbeshtetja nga familja ime ishte pjesa me e rendesishme, pa ta nuk do te mund te ja dilja. Shtylla kryesore per te gjitha zhvillimet e mia ishte familja.

Një businessman i suksesshëm në një moshë të re, cila është formula juaj e suksesit?

Unë kam lindur e jam rritur në një familje që biznesin e kishim të trasheguar brez pas brezi. Babi im njihet si një biznesmen i suksesshem në Kosovë, dhe ai ishte tutori im më i rëndësishem për biznes. Të bërit biznes është një profesion mjaft fisnik, edhe pse në vëndin tonë shpesh paragjykohemi.Nuk mund të imagjinoj një ndërmarrës të suksesshëm pa qenë fillimisht një njeri i ndershëm dhe me integritet të lartë . Këto dy cilësi duhet të jenë thelbësore në gjithçka që ne bëjmë.Nuk mund te imagjinoj nje ndermarres te suksesshem pa qene fillimisht nje njeri i ndershem dhe me integritet te larte. Keto dy cilesi duhet te jene thelbesore ne gjithqka qe ne bejme. E dyta, eshte shume e rendesishme qe ne te jemi te pasionuar per ate qe ne po perpiqemi te arrijme. Kjo eshte ajo energjia qe na mbane te zgjuar neteve vone duke punuar, kjo do ti bej te tjeret qe te na bashkohen ne rrugetimin tone. Pasioni i ben klientet tane qe tena besojne ne ate qe ne po perpiqemi te bejme. Pastaj, është shumë me rëndëi që në jetën tonë biznesore, të  ruajmë fokusin tonë në misionin dhe vizionin tonë fundamental, të mos shpërqëndrohemi. Shumë kompani vdesin si rezultat i shpërqendrimit të tyre nga misioni i tyre fillestarë. Ata përpiqen të bëjnë shumë gjëranë të njëjtën kohë, në vënd se të bëjnë shumë pak gjëra mirepo në mënyrën më të mirë. Fokusohuni në misionin tuaj.Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të pasionuar për atë që ne po përpiqemi të arrijmë . Kjo është ajo energjia që na mbanë të zgjuar netëve vonë duke punuar, kjo do ti bëj të tjerët që të na bashkohen në rrugëtimin tonë. Pasioni i bën klientët tanë që të na besojnë në atë që ne po përpiqemi të bëjmë. Ne po ashtu duhet të jemi fleksibël, mirëpo këmbëngulës. Ndërmarrësit e sotëm duhet të jenë të shkathët, apo me terminologjinë e re, duhet të jenë AGILE. Duhet të  jemi në gjendje të mësojmë vazhdimisht, kur do që informacioni i ri të jetë  i disponueshëm. Më e rendesishmja, askush nuk mund të jetë perfekt në cdo gjë. Ne të gjithë kemi nevojë të rrethohemi nga njerëz në ekip, të cilët kanë aftësi komplementare, e plotësojmë njëri tjetrin. Është njerëzore të tërhiqemi nga njerëzit që kanë të njëjtat atribute sikur ne; truku është të gjesh njerëz që nuk janë si ne, por që janë më të mirë në atë  që bëjnë dhe në atë që ne nuk mund të bëjmë.

Cilat janë sfidat që keni hasur në këtë rrugëtim?

Ndër sfidat kryesore ka qenë pengesat burokratike për të studiuar jashtë  vendit. Ne ishim të kufizuar edhe për të lëvizur, andaj për cdo rrugëtim jashtë shteteve ballkanike ne na duhej fillimisht të paiseshim me viza. Imagjino procedurat, dmth një njeri që merrte rregullisht vizza turistike, shihej si njeri me status të lartë shoqërore, si një njeri i mbërrime. e meritonte atë epitet, për faktin se duhej goxha punë për tu paise me vizaa. Disa universitete jashtë vendit kerkonin rivlerësim të diplomave, provime të caktuara. Mu më është kërku të  bëj GMAT test (Graduate ishte leshu në vendin tim ishte komfort njohurive të mia. Pastaj gjuha e huaj, ishte sfidë tjetër. Ne kishim mësuar anglishten,mirëpo jo mjaftueshëm sa për të shkruar punime akademike.

Si është për një shqiptar të prek famën edhe ndërkombtarisht?

Unë mendoj se bota tashmë është mësuar me shqiptarë te suksesshëm. Gjithashtu, shihet një trend jashtëzakonisht në rritje të rinjve shqiptarë që prekin suksese ndërkombëtarisht, në të gjitha fushhat. Besoj se me këtë trend gjithnjë e në rritje, ne do të jemi populli që ka më së shumti VIP për capita. Kur je atje jashte; kujton për vuajtjet e popullit shqipëtarë ; kujton se sa e rëndësishme është të lartësosh vlerat e kombit tënd; kujton mallin për nanën e babën që nuk i ke aafër; atëherë “make it count”, le të jetë kjo si një driving force që mos të dorëzohesh, e të nderosh të gjithë shqipëtarët  kudo në botë me sukseset e tuaja.

Ardiani si një ‘multitasking person’, cilat janë risitë që po projektoni për të ardhmen e afërt.

Multitasking është e pashmangshme për ata që dëshirojnë që të jenë të suksesshëm në karrierë, e të kenë familje. Brenda ditës, neve na duhet të marrim disa role të ndryshme, të jemi komplet karaktere të ndryshme, mirëpo të jemi i njëjti person. Gjatë kohës sa je në shtëpi, duhet të jesh prind i mirë, të flasësh me fëmijët, të ndëgjosh atë se cka ata kanë për të thënë. Gjatë ligjeratave fokusin duhet ta kesh te studentët, të ndëgjosh pyetjet e tyre dhe të mundohesh të transmetosh të gjithë atë knoë-hoë tek ta. Kur je në biznes, tani duhet të shohësh gjëra të tjera. Truri ynë është në gjëndje të kryej funksione të ndryshme, mirëpo jo në të njëjtën kohë. Sapo që dy detyra kërkojnë vëmendjen tonë të plotë, produktiviteti ynë do të vuaj. Truri ynë nuk mund ti trajtoj në mënyrë kualitative situatat me më shumë detyra.Përpos angazhimit me familjen, bizneseve private, dhe ligjeratave, jam edhe duke shkruar në disa punime shkencore. Titulli shkencor në botën akademike është më tepër si zotim, për të mos rreshtur së punuari ne punime shkencore.

Flasim pak për Ardianin si folës, si e gjeni veten në këtë rol dhe sa mendoni se përconi nga vetja tek publiku juaj?

Në fakt, public speaking ka qenë një ndër dobësitë e mia më të mëdha. E para ishte gjuha e huaj, dhe jo eksperienca. Bëhesha shumë nervoz, djersitesha. Kam vërejtur se shumë njerëz e kanë dobësi fjalimet në publik. Vetëm mendimi se mund të gabojnë i bën njerzit që të hezitojnë të flasin në publik. Ne mendojmë se publiku sheh cdo gabim që ne bëjmë kur jemi në skenë! E vërteta është se, nëse je i apasionuar rreth asaj që je duke folur, vetëm atë e sheh publiku, vetëm pasionin tënd. Entuziazmi është me të vërtetë ngjitës!Unë jam ligjërues, dhe cdo ditë flas para shumë njerëzve. Kur flas në publik unë shoh veten time si shërbëtor, jo si njeri i famshëm. Nëse ti preokupohesh me mendimet se cka ata mendojnë për mua, a do më pëlqejnë ata mua, ti përnjëmend do të dështosh. Ti duhesh të interesohesh se cfarë mendon audienca lidhur me topic, sa kanë njohuri ata për temen e caktuar. Pyete veten se si mund të ju shërbesh atyre, cfar njohuri mund të transmetosh te ata në mënyrë që të pasurosh dijenin e tyre. Qëllimi yt si folës duhet të jetë që të japësh diqka për  audiencën tuaj, të shperndash dhurata. Të gjithë i duan dhuratat.

Mendoni se një folës i mirë mjafton për një nisje të mbarë?

Mendoj se duhet më shumë se aq. Një folës i mirë fillimisht duhet ta njof audiencën e tij. Nuk mendoj ta njofim në detaje secilin, deri në pikënse sa kripe ai apo ajo hudhë në gjellë. Megjithatë, nevojiten njohuri sipërfaqësore lidhur me atë se cka ata duan, cka dëshirojnë të mësojnë nga ti. Pasi ta kesh këtë njohuri ti mund ta planifikosh se cka do të thuash në fjalimin tënd.Ushtrimet e përsëritjet luajnë rol të rëndësishëm. Ju thash më parë se fjalimet në publik kanë qenë dobesia ime më e madhe. Për ta mposhtuur këte më është dashur,përpos tjerash, të ushtroj shumë ,të praktiikoj para pasqyres, të mesohem me zërin tim.

Familja e Ardianit, cila është krenaria juaj më e madhe si fëmijë, bashkëshort dhe prind?

Dy nga aspektet më të rëndësishme të jetës janë familja dhe biznesi. secila prej tyre kërkon vëmëndje të plotë dhe shpesh here mund të jetë dërmuese, duke u përpjekë të i balancojmë tëdyjat. E për më tepër, kur përveç se je fëmijë i dikujt, je edhe bashkëshort, je edhe prind. Përgjegjësia është e shumfisht. Ne përpiqemi që ti bëjmë krenarë prindërit tanë, të ja u shpërbljemë mundin e tyre. Ne dëshirojmë që të jemi partneri më i mirë , duke u përpjekur të japim më shumë se sa marrim nganjëri tjetri. Dhe në fund, duam që të jemi role model për fëmijët tanë . E gjithë kjo arrihet kur ne arrijmë ti identifikojmëvlerat në të cilat ne besojmë. Arrijmë të identifikojmë se cka është e rëndësishme për të qenë i mirë në rolet e lartëcekura, kush deshirojmë të jemi. Pastaj këto vlera do të na shërbejnë si navigacion në jetë . Nëse ne fillojmë të sillemi komfort këtye vlerave me familjen tonë, të i kultivojmë këto vlera brenda, atëherë ne nuk kemi nevojë te shtiremi kur dalim jashtë; jemi po të njëjtit.

Do te donit qe femijet tuaj te ecnin ne hapat tuaja?

Jo domosdoshmerisht! Ne duhet ti mesojme femijet tane qe te marrin vendime, te mesojne se si te dallojne te miren nga e keqja, te mesojne te identifikojne se cilat jane vlerat dhe prioritetet e tyre. Duhet te i pergadisim ata qe te jene te aafte qe te vendosin se cfar ata deshirojne te behen ne te ardhmen, dhe cfare eshte e rendesishme per ta.

Cila eshte keshilla me e vyer qe i jepni djemve tuaj?

Une i inkurajoj ata qe te provojne te deshtojne. Te deshtosh nuk eshte gje e keqe. Shumica e femijeve kane frike te deshtojne, e per me teper, ne si prinder duam qe femijet tane te jene gjithmone te suksesshem. Mirepo, ne duhet ta pranojme se deshtimi eshte nje gje e mire, dhe shume e rendesishme ne rrugen drejt te mesuarit. Deshtimi eshte nje komponent i domosdosshem i suksesit. Truri yne rritet dhe zhvillohet ne menyre te veqante sa here qe ne na ndodhe te deshtojme. Kur femijet tane arrijne ta kuptojne kete koncept, gjera shume te mahnitshme mund te ndodhin tek ta.

POST A COMMENT