Sorry, no posts matched your criteria.

Donaldi pranë Borës? Aktori shfaqet me konkurrentët e Përputhen

Që pas deklaratës së Donald Veshajt se po përpiqet të rifitojë Bora Zemanin dhe se i ka kërkuar falje, duket se ribashkimi mes tyre është më i mundur në sytë e njerëzve. Teksa takimet mes tyre nuk kanë munguar, aktori po vijon përpjekjet për të bindur moderatoren ta falë. Jo më larg se ditën e djeshme konkurrenti i “Për’puthen”, Samiu, postoi një foto krah tij. Ata shfaqeshin të buzëqeshur dhe në mbishkrimin e fotos Samiu vendosi emojin e borës.

Mirëpo, e dini çfarë porosie i ka lënë Donaldi konkurrentit të “Për’puthen”? Burime bëjnë me dije se aktori i ka kërkuar t’i bëjë të fala Borës. Nën shoqërinë e të vëllait, Romeos, dhe njerëzve të tjerë që kanë qenë pranë tyre, ish-banori i “Big Brother VIP” nuk ka ngurruar t’ia kërkojë këtë ‘nder’ Samiut për të cilin nuk ka dyshime se do e mbajë fjalën.

Moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët shoë”.

Që emisioni i tyre nuk është anuluar këtë e konfirmoi edhe vetë Donaldi në një ‘telefonatë kurth’ që iu bë nga “Top Albania Radio”. Në një lojë që iu bë, duke u kontaktuar nga një gazetare që luajti rolin e një përfaqësuese biznesi që donte të bashkëpunonte së shpejti me të për reklam, Donaldi tha: “Shumë shpejt do jemi me diçka të bukur në Top Channel”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com