
Dua Lipa paditet për të drejtë autoriale
Fotografi Robert Barber e ka paditur këngëtaren e njohur Dua Lipa pasi ajo postoi një nga fotot që ai i kishte bërë asaj.
Ai e ka paditur këngëtaren në gjykatë menjëherë pas publikimit që ajo ka bërë në rrjete sociale duke pretenduar për të drejtën e autorit. Këtë foto ai e ka shkrepur në korrik të 2018.
Këngëtarja mbante veshur një bluze të zeze që lexonte “heroes” , fund të shkurtër dhe syze të zeza.
Ende nuk ka një reagim nga këngëtarja mbi situatën në fjalë.
