Sorry, no posts matched your criteria.

“House of the Dragon” po vjen shumë shpejt

Seriali “Game of Thrones” u bë hiti më i madh i HBO-së ndonjëherë dhe drama më shumë fituese e çmimeve “Emmy” e të gjitha kohërave. Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, vijnë lajme tepër të mira pasi kemi një datë publikimi për serialin tjetër “House of the Dragon”.

Seriali do të shfaqet premierë në HBO dhe HBO Max më 21 gusht. Do të ketë 10 episode në sezonin e parë, me shumë gjasa që do të zgjasin rreth 60 minuta secili. “House of the Dragon” do tregojë konfliktin legjendar brenda Shtëpisë Targaryen dhe ngjarjet zhvillohen 200 vjet përpara ngjarjeve të serisë origjinale.

House of the Dragon” bazohet në librin “Fire and Blood” nga shkrimtari George R. R. Martin, i cili tregon pushtimin e Shtatë Mbretërive nga dinastia Targaryen. Seriali është një iniciativë e madhe për HBO, e cila shpreson të përsërisë suksesin e “Game of Thrones”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com