
Dua Lipa dhe Puma nënshkruajnë marrëveshjen, logo e fluturës dhe emërtimi shqiptar kërkesë e veçantë e këngëtares
Këtë javë do të dalë në treg dizanjimi i ri mes Dua Lipës dhe kompanisë së veshjeve Puma.
Logo e Pumës, do të bashkëshoqërohet më një flutur, që është zgjedhja e këngëtares shqiptare.
Këtë logo të re, Dua, e ka ndarë në rrjete sociale. Emri gjithashtu do të jetë shqiptar, “Flutur” ashtu si dhe logoja që përfaqëson.
Emërtimi është zgjedhur nga vetë Dua e kështu feston fillimin e marrëveshjes me kompaninë e njohur të veshjes.