Sorry, no posts matched your criteria.

Leonora Jakupi i rikthehet muzikës, vjen me 5 këngë të reja për të gjithë fansat

Prej më shumë sesa 5 vitesh Leonora Jakupi i ka munguar skenës muzikore. Duket se nesër do të jetë dita e madhe ku këngëtarja e dashur do të kthehet për të jgithë fansat. Dhe jo vetem 1, por plot 5 këngë do të lançojë ditën e nesërme si një dhuratë për të gjithë ata që e kanë pritur këtë moment.

“Me te dashurit e mij sonte po ju prezantoj me nje mini Album i cili do te jete ne dispozicionin tuaj diten e premte date 10 dhjetor! Keto 5 kenge jane ne fakt 5 gure te cmuar per mua personalisht sepse i kam punuar me miqt e mi por jo vetem, me ata te cilet kam vendosur gurin e pare ne karrieren time muzikore, Armendi dhe Aida kane qene ata me te cilet kam punuar Albumin tim te pare, jam rritur me muziken e tyre,

 jam perlotur me tekstet e tyre dhe kam kenaqesine te jap e te percjell edhe une tek publiku nje pjese te shpirtit tim dhe te shpirtit te tyre”, ka shkruar Leonora Jakupi në postimin e saj në “Instagram”. Leonora ka shtuar se çdo varg e çdo notë muzikore e ka kthyer pas në kohë, nga momenti kur e ka nisur karrierën muzikore në vitin 1996.“Me kane kthyer pas ne kohe ne cdo varg e ne cdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrieren muzikore, ne vitin 96 kur cdo gje ishte me e veshtire, shume trishtim e dhimbje te shpirtit e kane sheruar ata permes muzikes”, shprehet ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com