Çudit infuencerja italiane: Do ta lind fëmijën live në TV për 12 mijë euro
Carla Belluçi, modele dhe influencere angleze, ka marrë një vendim të çuditshëm, teksa deklaroi se do të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt në një transmetim të drejtpërdrejtë për 12 mijë euro dhe që pritet të shkaktojë jo pak debat. 39-vjeçarja ndiqet shumë në Instagram por mbi të gjitha në OnlyFans, një platformë e përhapur në Mbretërinë e Bashkuar që i lejon të postojnë përmbajtje dhe të fitojnë falë shikimeve të përdoruesve.
Ideja e transmetimit të lindjes në internet lindi nga kërkesa e një fansi, i cili i ofroi asaj 10 mijë paund (rreth 12 mijë euro) për të transmetuar drejtpërdrejt lindjen e foshnjës së saj. “Unë jam një grua biznesi dhe kam nevojë të fitoj para”, tha Carla Belluçi, e cila pas njoftimit të shtatzënisë së saj thotë se jetoi “muajt më të mirë”.