Çfarë po ndodh midis Fifit dhe Luanës?!
Fifi dhe Luana kanë qenë shumë të afërta më njëra-tjetrën që në momentin që Fifi filloi të performonte në “Shiko kush Luan”.
Ato ia kanë shprehur shpesh dashurinë njëra-tjetrës, si në emission por dhe në rrjetë sociale.
Fifi festoi mbrëmë 27 vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.
Dy vajzat vazhdojnë ta ndjekin njëra-tjetrën në rrjete sociale por nëse më parë s’ndalonin dedikimet e bukura publike,por për ditëlindjen e Fifit moderatorja heshti.
Kjo na bëri të dyshojmë se mes tyre mund të ketë pasur ndonjë keqkuptim që mund të ketë prishur paska marrëdhënien, mirëpo ende nuk dihet çfarë.
As Fifi dhe as Luana s’kanë reaguar lidhur me këtë temë, teksa ne jemi të gjithë sy e veshë për të mësuar ç’bëhet me dy vajzat që publiku i ka kaq shumë përzemër.