Sorry, no posts matched your criteria.

Big Mama flet për jetën private dhe krizën e pandemisë: S’kam dy dinarë në xhep

Big Mama shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private. Shumë aludime u ngritën se këngëtarja është shtatzënë dhe jo pa shkak.

Ajo kishte postuar në Instagram një foto ku mbante një tullumbace me shënimin “Djalë apo vajzë”.

Por Big Mama i hodhi poshtë lajmet, teksa u shpreh se kur të ndodhë nuk do e mbajë të fshehtë.

“Njerëzve ju intereson gjithçka, unë nuk fsheh asgjë. Nuk jam shtatzënë. Ishte foto që bëra me tullumbace kur u zbulua gjinia e fëmijës, sepse do bëhem hallë. Më kanë fejuar, e martuar por kurrë nuk e kanë gjetur me kë. E kam edhe unë një të kaluar, por kurrë s’do e merrni vesh,”– tha Big Mama e ftuar në “Prive”.

Gjithashtu duhet të përmendin se prej disa kohësh, Big Mama nuk ka lançuar më projekte të reja dhe për këtë e ka një arsye.

“Muzikën nuk e lë asnjëherë anash. Ndodhi ky kaos dhe na i ndaloi të gjitha. Tani vetëm të dal këtu të shes mend, e të rrej duke thënë se do bëj këtë e atë, kur nuk i kam dy dinarë në xhep. Muzika, videoklipi duan pare, por ku ti marrim paret. S’kemi pas as koncerte dhe as dasma. Vetëm një këngë kam të përfunduar, e përgatita për sezonin e kaluar veror. Por u ndalua gjithçka, do shikoj situatën të shoh si do shkojë,”– u shpreh ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com