Sorry, no posts matched your criteria.

Rikthehet Fatma Methasani me një tjetër emision

Fatma Methasani, moderatorja e njohur, u shkëput për një periudhë të shkurtër nga ekrani sepse u bë nënë për herë të parë.

Ajo u bë me një djalë të cilën e quajtën Noah.

Mbas kësaj pauze, ajo ka vendosur t’i rikthehet sërish ekranit, kësaj rradhe me një emision të ri në një tjetër televizion.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fatma ka ndarë videon promo të programit, ku shkruan:

“Nje projekt qe e kam vertete perzemer!
Repost• @euronews_albania Gen Z është emisioni më i ri në Euroneës Albania me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre. Të rinj të cilët na prezantojnë me krijimet e tyre të veçanta, vijnë për herë të parë në ekranin shqiptar dhe nuk do të jenë vetëm, pasi do të kenë përballë një personazh të shoëbizit shqiptar me të cilin do të diskutojnë mbi përvojat e tyre. Nën moderimin e moderatores energjike, Fatma Methasani, Gen Z premton mjaft momente të bukura e frymëzuese. Emisionin e plotë do të mund ta ndiqni duke filluar nga java tjetër, çdo ditë nga e hëna në të enjte në orën 15:30, në Euroneës Albania.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com