Avokate dhe nënë e një vajze, Riniani prezanton të dashurën e tij
Riniani, ish-konkurrent i “Për’puthen”, u largua nga emisioni sepse gjeti dashurinë e jetës jashtë saj.
Gjatë festës së “Për’puthen”, në përfundim të emisionit, ish-konkurrenti u shfaq në shoqërinë e partneres së tij të re. Riniani u pa në festë me partneren e tij të re, me të cilën duket se shfaqet kudo. Gazetari Ervin Kurti publikoi në Instagram një foto të tyre, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit e shumë të dashuruar.
Ndërkohë sot Riniani ka vendosur ta prezantojë vetë publikisht partneren e tij. Ai ka publikuar për herë të parë një foto përkrah saj , duke treguar se është i dashuruar kokë e këmbë.
“Buzëqeshja e saj”, ka shkruar Riniani përkrah fotos me partneren.
Gjithashtu ai e ka etiketuar në postim, duke zbuluar se partnerja e tij quhet Anisa Berliku. Në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan se punon si avokate në Spanjë dhe se është nënë e një vajze të quajtur Chloe.