Sorry, no posts matched your criteria.

Kuvendi miraton me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Me 104 vota pro, 7 kundër Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me votim të fshehtë Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar parlamenti voton për shkarkimin e një Presidenti.

Ligjvënësit socialistë dhe shumë prej atyre të opozitës parlamentare bashkuan votat për largimin e parakohshëm të Ilir Metës nga Presidenca. Votimit i parapriu një seancë mëse 4 orëshe, ku u lexua dhe u votua raporti i komisionit hetimor parlamentar, ndërsa deputetët argumentuan nga foltorja qëndrimin e tyre.

Nga foltorja e Kuvendit votën kundër shkarkimit të Metës e deklaruan hapur deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Suzana Topi, Fatjona Dhimtri, Elda Hoti e Gjetan Gjetani. Në votimin për shkarkimin e presidentit mungonin deputetet Olta Xhaçka, Fidel Yllli, Rudina Hajdari, Korab Lita, Agron Kapllanaj, Ambra Borova.

Ora 14:45 Është mbyllur procesi i votimit në seancë plenare për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i komisionit hetimor ka nisur numërimin e votave të deputetëve. 115 deputetë morën pjesë në votim, ndërsa 7 nuk janë të pranishëm në seancë, mes tyre, Ministrja Olta Xhacka, deputetja Rudina Hajdari, Fidel Ylli.

Ora 14:00 Me 104 vota pro 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi miratoi raportin përfundimtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë që pritet edhe votimi nominal, me kuti, i deputetëve për shkarkimin e presidentit.

Gjatë numërimit, një fletë rezultoi e pavlefshme, sepse një prej deputetë kishte votuar në të tre alternivat, edhe pro, edhe kundë edhe abstenim.

Deputetët e Kuvendit shqiptar do të përballen sot me një situatë të paprecedentë, ku për herë të parë në 30 vite, një parlament do të votojë për të shkarkuar një President Republike. Pasi Komisioni Hetimor për Shkarkimin e Presidentit miratoi raportin përfundimtar për shkeljet kushtetuese që pretendohet se ka bërë Ilir Meta, sot i takon Kuvendit që të vendosë.

Po sa vota i duhen socialisteve, për te ndërmarrë këtë hap? Sipas nenit 88 të Kushtetutës, kërkohet që shkarkimi i Presidentit të Republikës të marrë jo me pak 94 vota ose 2/3 e të gjithë deputeteve. Por këto vota Partisë Socialiste nuk i ka vetë dhe do të duhet të mbështetet dhe nga deputete të tjerë. Gjithsesi faktet kanë treguar se kur mazhorancës në këtë legjislaturë i janë dashur vota në nivele të tilla, ajo i ka gjetur, si në rastin e ndryshimit të Kushtetutës vitin që shkoi.

Kuvendi i Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga demokratet dhe LSI, dhe me zëvendësimin e tyre më të pabindurit e të dyja kampeve, ka aktualisht 122 deputetë.

Por cilët nga këta 122 deputetë mund të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit?!
Potencialisht ata janë Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit nën siglën e LSI, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, kandiduan në 25 prill, si pjesë e listave të demokratëve. Gjithashtu dhe Gjetan Gjetani, i cili u largua nga PS, dhe iu bashkua LSI-së.

Nëse ndodh ky skenar, i bie që në dispozicion të socialistëve të jenë 117 vota, për shkarkimin e Metës dhe duke marrë në konsideratë edhe disa vota abstenim apo kundër, PS nuk rrezikon të sigurojë votat e nevojshme për shkarkim të Presidentit.Megjithatë rezultati votimi i fshehtë, mbetet i hapur.

Seanca e ditës së sotme dhe votimi që do të rrjedhe prej saj, do të lërë topin në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo?

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësojë prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com