Sorry, no posts matched your criteria.

Artistja franceze flet për herë të parë për Anxhela Peristerin në një emision shqiptar: Ajo është e çmendur

Barbara Pravi, këngëtarja e njohur, përfaqësoi Francën në “Eurovision 2021” me këngën “Viola”.

Ditën e djeshme këngëtarja franceze ka dhënë për herë të parë një intervistë për një emision shqiptar. Përmes një lidhje direkte ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, ku u ndal dhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në festivalin europian. Ajo veçoi performancën e Gjon’s Tears, për të cilin tha se e kuptonte shumë  mirë, sepse kënga ishte në gjuhën frënge.

Po ashtu, ajo dhe foli edhe për performancën shpërthyese të Anxhela Peristerit.

 “Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë.  Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë”, tha Barbara.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com