Sorry, no posts matched your criteria.

Tuba kapet mat me partnerin e ri, kush është biznesmeni që i ka rrëmbyer zemrën

Aktorja turke, Tuba Buyukustun, e njohur për rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri” dhe si Suhan në “Xhesuri dhe e bukura”, prej kohësh përflitet se është në një lidhje të re dashurie me një biznesmen turk, pronar i një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.

Sipas mediave turke, ata kanë shtuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale 3 muaj më parë dhe para pak ditësh janë fotografuar në të njëjtin vend në Bodrum. Çifti nuk ka bërë asnjë reagim për këto lajme, madje aktorja, e ngacmuar edhe nga fansat, nuk ka reaguar për lajmet e fundit shkruan Class.

Tuba i ka dhënë fund lidhjes së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen, në vitin 2020, dhe këtë e bëri vetë të ditur përmes një postimi në Instagram.

 

POST A COMMENT