Sorry, no posts matched your criteria.

Arrestimi i Fjolla Morinës, reagon bashkëshorti: Do ta kalojmë edhe këtë sprovë

Dy javë nga arrestimi i Fjolla Morinës, reagon i shoqi: Pafajësia jote do të vërtetohet. Kjo sprovë do të mbetet si një ëndërr e padëshiruar!

Teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga arrestimi i Fjolla Morinës, ka reaguar i shoqi i saj, biznesmeni Fisnik Syla. Ky i fundit, i ka dedikuar një shkrim partneres në rrjete sociale, ku i premton besnikëri dhe duke i mëshuar fort pafajësisë së saj.

“Do ta kalojmë këtë sfidë” – është shprehur Syla mes tjerash.

Përgjithmonë bashkë. Çdo herë me ty dhe për ty shpirti im. Do ta kalojmë këtë sprovë dhe do të mbetet si një ëndërr e pa dëshiruar. Jam i sigurt që drejtësia do të fitojë dhe pafajësia jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime!”, shkruan Syla.

Kujtojmë se Fjolla Morina pas disa muajsh në arrati, u arrestua rreth dy javë më parë në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com