Argjendi demaskon Ritvanën: Më ke ardhur në shtëpi…
Argjendi ka deklaruar në puntatën e sotme të “Përputhen” se është takuar me Ritvanën në shtëpinë e tij.
Ritvana e mohoi duke u betuar e madje publikoi edhe mesazhet që ka shkëmbyer me Argjendin.
Debati në studio
Ritvana: Takimet e mia me Argjendin janë bërë publike dhe janë komentuar aq shpesh, sa është bërë gjyq publik.
Që në momentin që është mbyllur gjithçka dhe kemi thënë të mos takohemi, as nuk jemi takuar absolutisht fare.
Argjendi: Kjo nuk është e vërtetë
Ritvana: Kur jemi takuar mo Argjend?
Argjendi: Jemi takuar disa herë
Ritvana: Kur jemi takuar?
Argjendi: Edhe tek unë jemi takuar, kemi bërë xhiro me makinë
Ritvana: Tek ti? Tek shtëpia jote?
Argjendi: Po
Ritvana: Tek shtëpia jote?! Seriozisht e ke ti? Unë jam e gatshme të lë programin nëse e kam takuar Argjendin në shtëpi. Unë nuk të kam ardhur kurrë në shtëpi ty. Unë nuk e di ku jeton mo Argjend.
Argjendi: E dija që do t’i mohonte, po mos i bëj këto skena
Ritvana: Jo nuk po bëj skena, por nuk e prisja fare. Unë betohem për familjen nëse kam ardhur një herë në shtëpinë e Argjendit. Nuk i toleroj këto akuza. Është absurde
Më pas Ritvana mori celularin dhe tregoi mesazhet me Argjendin, por ky i fundit vazhdoi me akuzat duke thënë se kanë folur në opsionin e fshehtë që të ofron Instagrami dhe gjithashtu në Snapchat