Sorry, no posts matched your criteria.

George Clooney zbulon detaje të papublikuara më parë për martesën e tij me Amal

Detaje të papublikuara për martesën me Amal Alamuddin dhe për zgjedhjen “shumë emocionale” për të pasur fëmijë. George Clooney zbuloi gjatë podcast-it ‘WTF with Marc Maron’.

Aktori 60-vjeçar ka kujtuar se nuk kishte ndërmend të rimartohej apo të bëhej baba.

Gjërat ndryshuan kur Amal, 43 vjeç, hyri në jetën e tij.

 “Unë nuk doja të martohesha, nuk doja të kisha fëmijë – shpjegoi ai – më pas hyri në jetën time ky njeri i jashtëzakonshëm me të cilin u dashurova marrëzisht. E dija që në momentin që e takova se gjërat do të ishte ndryshe”.

George dhe Amal ishin të martuar prej një viti kur morën vendimin për t’u bërë prindër. Ata ishin në shtëpinë e një shoku dhe kishin dalë për shëtitje sepse kishte fëmijë që bënin zhurmë. Amal tha: “Ne jemi jashtëzakonisht me fat në jetë.”

Aktori u përgjigj: “Po, jemi me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin”. Amal: “Kjo pasuri duhet të ndahet me njerëzit e tjerë”. Në vitin 2017 mbërritën binjakët Alexander dhe Ella.

Gjithashtu gjatë intervistës Clooney tregoi një episod që përsëritet çdo mëngjes me djalin e tij Alexander. “Çdo mëngjes – tha aktori – në 8 të mëngjesit Aleksandri troket në derën time të dhomës së gjumit dhe unë pyes: “Kush është?”. Dhe ai, ‘Unë jam Alexander Clooney’. Unë hap derën dhe ai vrapon brenda duke më bërë të qesh.” Vitin e kaluar në një intervistë për People, aktori tha se i pëlqen të bëjë shaka me fëmijët e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com