Sorry, no posts matched your criteria.

Albin Kurti shijon natën e fundit të “Sunny Hill Fesitval” nga tribuna VIP

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë prezent në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”, që u mbajt për katër ditë radhazi në Parkun e Gërmisë.

Ai ka shijuar natën përmbyllëse të festivalit që ka bërë bujë edhe ndërkombëtarisht, ndërsa janë publikuar disa pamje edhe në rrjete sociale. Faqja “Qeveria e Republikës së Kosovës” ka publikuar një foto në Facebook, ku shihet Kurti në tribunën VIP teksa xhiron atmosferën me telefonin e tij.

Kryeministri Kurti në festivalin Sunny Hill është parë në shoqërinë e disa personave, duke e shijuar atmosferën e krijuar. Gjithashtu nga tribuna VIP ai ka përshëndetur të gjithë publikun përballë tij.

Në ditën e djeshme (e diel), kryeministri po ashtu ka pritur në zyrën e tij artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën dhe babain e saj.

Kurti shkroi në rrjetet sociale se falë “Sunny Hill” Kosova po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore. Ai thotë se Duan e ka falenderuar për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë.

 “Sunny Hill” se nisi të enjten (4 gusht) dhe mbaroi dje e diel (7 gusht). Përgjatë këtyre netëve, pati performanca nga ma të ndryshmet nisur nga yjet botëror e më pas edhe nga artistë shqiptarë.

Dua Lipa këndoi në natën e parë të “Sunny Hill”, për të vazhduar më pas me J Balvin, Skepta, Aj Tracey, Skepta dhe Diplo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com