Sorry, no posts matched your criteria.

Divorci dhe akuza se tradhton Icardin me një futbollist, Wanda Nara: Nuk mund t’ju gënjej

Wanda Nara ka përfunduar përsëri në epiqendër të zërave të mediave rozë, pasi duket se martesa e saj me Mauro Icardin po shkon drejt fundit. Kjo, jo vetëm për shkak të sulmuesit argjentinas, pro edhe të vetë modeles argjentinase e cila në vendlindjen e saj akuzohet se ka tradhtuar sulmuesin e PSG-së me një futbollist tjetër.

Kjo ka qenë arsyeja pse shumë gazetarë i kanë bërë pritë në aeroport Uanda Narës, kur ajo po largohej nga Argjentina për t’u kthyer në Europë.

 “Preferoj të mos flas rreth kësaj gjëje, gjithçka në rregull”, ishin fjalët e para të Uanda Narës me gazetarët. Pas insistimit të tyre për një prononcim, ajo u ndal vetëm pak sekonda. “Juve nuk mund t’ju gënjej. Për këtë arsye nuk ju them asgjë. E dimë shumë mirë situatën, por është intime”, theksoi ajo para se të largohej.

Më pas, Uanda Nara ka udhëtuar drejt Europës dhe është takuar me Ikardin për të sqaruar situatën e çiftit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com