A është në një lidhje me Kledin? Flet Evi Reçi
Moderatorja dhe këngëtarja, Evi Reçi në një intervistë për Ora Verore ka folur më në fund për lajmet mbi një lidhje të mundshme mes saj dhe Kledit të Big Brother Vip. Prej disa javësh portalet po shkruajnë se mes tyre ka dicka nisur nga fotot në vende të njëjta që shpër ndajnë në rrjete sociale.
Tanimë kemi edhe një përgjigje nga Evi e cila në ‘Ora Verore’ u pyet nëse është apo jo në një lidhje me Kledin.
Përgjigjja e këngëtares na la të kuptojmë se marrëdhënia mes tyre është me të vërtetë diçka më tepër se një miqësi.
“Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– është shprehur Evi.