Sorry, no posts matched your criteria.

Victoria dhe David Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës

Victoria dhe David Beckham festojnë sot 23 vite martesë!

Beckham janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit, në një kohë kur lidhjet mes të famshmëve zgjasin gjithnjë e më pak.

Më 4 korrik 1999, Victoria Adams, u bë zonja Victoria Beckham kur u martua me të dashurin e saj futbollist të rrethuar nga familja dhe miqtë e tyre.

Victoria postoi një foto të çiftit me një mbishkrim më të ëmbël.

“Thonë se nuk buzëqesh kurrë, thanë se nuk do të zgjasë… Sot festojmë 23 vjet të martesës. David ti je gjithçka ime, të dua shumë”- u shpreh Victoria.

Akuzat për tradhti dhe thashethemet për divorc nuk kanë munguar gjatë gjithë rrjedhës së martesës së tyre, por dyshja angleze mbetet e bashkuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com