Sorry, no posts matched your criteria.

Cher flet për marrëdhënien me producentin 40 vite më të ri

Cher ka treguar së fundmi se ajo dhe partneri i saj 40 vite më i ri Alexander “AE” Edwards puthen “si adoleshentë” dhe “e duan shumë njëri-tjetrin”.

Pasi këngëtarja “If I Could Turn Back Time”, 76 vjeç, postoi një foto të producentin e muzikës, 36 vjeç, të mërkurën, një nga ndjekësit e saj pyeti se çfarë admiron më së shumti tek ai.

“Ai është i sjellshëm, i zgjuar, i qeshur … dhe ne puthemi si adoleshentë,”- shkroi Cher.

Fituesja e  Grammy-it shtoi gjithashtu në një tjetër postim në Twitter: “Unë e dua atë sepse nuk kishte frikë. Është i mirë, i zgjuar, i talentuar, i bukur. Ne flasim dhe qeshim”.

Ajo vazhdoi: “Ai është 36 vjeç dhe në fund ai erdhi pas meje. Ai është i qëndrueshëm. Ne e duam njeri tjetrin.”

Romanca e çiftit u bë kryefjalë në fillim të këtij muaji, kur ata u fotografuan së bashku gjatë një mbrëmjeje në Craig në Los Angeles të kapur për dore. Edwards u fotografua gjithashtu duke i puthur dorën Cher-it teksa shëtisnin me makinë.

Ylli më pas iu përgjigj kritikave për marrëdhënien e tyre përmes një postimi në mediat sociale.

Dashuria nuk njeh moshë, ajo e sheh”,shkroi ajo në një postim të fshirë që atëherë, duke vënë në dukje se ajo dhe partneri i saj ishin “të lumtur dhe nuk shqetësonin askënd”.

Këngëtarja e hitit “Believe” ishte e martuar më parë me Sonny Bono nga viti 1964 deri në 1975 dhe Gregg Allman nga viti 1975 deri në 1979. Ajo është nënë e dy djemve, Chaz, 53 dhe Elijah, 46vjeç.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com