Zbulohet e vërteta për ditët e fundit të Mbretereshës Elisabeth: Ajo luftoi me kancerin
Mbretëresha Elizabeth II luftoi fshehurazi me kancerin në vitin e fundit të jetës së saj.
Kështu pohoi një mik i Princit Philip në një libër të ri, në biografinë “Elizabeth: An Intimate Portrait”, që do të publikohet më 8 dhjetor, shkrimtari dhe miku i bashkëshortit të Mbretëreshës Elizabeth Gyles Brandreth pretendon se monarku i ndjerë vuante nga një formë e kancerit të palcës së eshtrave, simptoma më e zakonshme e të cilit është dhimbja në kocka.
Vihet re se certifikata e saj e vdekjes, e lëshuar në shtator, ka regjistruar zyrtarisht shkakun e vdekjes së saj “pleqërinë”. “Kisha dëgjuar se mbretëresha kishte një formë mielome kancer në palcën e eshtrave që do të shpjegonte lodhjen e saj dhe humbjen e peshës, simptoma më e zakonshme e mielomës është dhimbja e kockave, veçanërisht në legen dhe në pjesën e poshtme të shpinës, dhe mieloma e shumëfishtë është një sëmundje që prek shpesh të moshuarit,”- shkruan Brandreth.
Si reagoi ajo ndaj skandalit të Andrew, si u përball me vdekjen e Princit Philip, ndërkohë, Brandreth, i cila mban një pozicion unik si mik dhe biograf i familjes mbretërore, tregon se mbretëresha kishte thënë se donte të ishte e zënë pasi kjo e ndihmoi të përballonte humbjen e burrit të saj prej 73 vitesh, Filipit.