Netflix zëmëron familjen mbretërore për filmin e Princeshë Dianës
Netflix, i cili ka shumëfishuar suksesin e tij me pandeminë, po përgatitet të ndërmarrë një hap që do të zemërojë familjen mbretërore britanike.
Sezoni i pestë i serialit ‘The Croën’, i cili tregon ngjarjet e para ardhjes në fron të Mbretëreshës Elizabeth, do të sjellë gjithashtu një episod të diskutueshëm në ekran.
Sezoni i ri do të shfaqë intervistën e Princeshës Diana në 1995 me Martin Bashir për programin Panorama të BBC.
Një burim anonim tha për Daily Mail:
“Krijuesit e The Croën e shohin intervistën si një moment kritik për sezonin e pestë. Kjo është arsyeja pse ata po bëjnë një investim të madh në të”, tha ai.
Martin Bashir, i cili intervistoi Princeshën Diana duke e bindur atë me dokumente dhe pretendime false, u shpall fajtor për shkelje të rregullave editoriale pas hetimit të BBC vite më vonë.BBC i kërkoi falje familjes mbretërore për intervistën.