Sorry, no posts matched your criteria.

Amela Agastra nuk ndalet, nga muzika në Miss. Shqiptarja që do të na përfaqësojë në pasarelat ndërkombëtare

Përditë e më shumë po shtohen emrat e shqiptarëve që mund t’i quajmë pa frikë ‘ambasadorët’ e artit nëpër botë. E tillë është padyshim edhe Amela Agastra, një yll i padiskutueshëm i të ardhmes. Ndonëse e re në moshë, Amela ka nisur karrierën muzikore në Britaninë e Madhe dhe e ardhmja e saj është premtuese.

Por si një ‘star’ i vërtet, ajo nuk është ndalur tek muzika. Bukuria e Amelës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë pjesë edhe e botës së spektakleve të bukurisë. Do të jetë pikërisht Amela Agastra përfaqësuesja e Shqipërisë në spektaklet e miss-it ndërkombëtar.

Një bukuri shqiptare, e njohur jashtë kufijve, premton shumë edhe për pasarelat, duke spikatur me fizikun dhe sharmin e saj. E gjithë vëmendja e shqiptarëve është fokusuar tek kjo vajzë e re, që po prek skenat botërore dhe po na bën krenarë përditë e më shumë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com