“A ke bërë seks në det?” Rolandi dhe Shqipja të papërmbajtshëm në takimin e tyre
Shqipja dhe Rolandi kanë qenë në një takim në det, si pjesë e programit Përputhen +40. Dyshja duket se nuk i ka kursyer pyetjet provokuese, të pashqetësuar nga kamerat. Rolandi ishte shumë kurioz të fliste për eksperiencat seksuale të Shqipes, e cila nuk kishte asnjë kompleks të përgjigjej.
“Ke bërë seks në det”, i drejtohet Rolandi konkurrentes, e cila u përgjigj: “Po, në detin Adriatik dhe Jon me ish të dashurin tim”.
Pas kësaj, Shqipja tha se ndihet si 23 vjeçe dhe se dëshiron të bëjë edhe fëmijë, por pas kësaj Rolandi u step pak, duke thënë: “Se s’janë muhabete për moshën tonë këto se është turp, për kalamaj”. Mirëpo Shqipja e vazhdoi bisedën: “Mbase edhe hyjmë në librin ‘Guinness’ nëse bëjmë dy binjakë”.