Ashley Tisdale u bë nënë për herë të parë me nje vajzë
Ashley Tisdale, aktorja e famshme, e cila ka luajtur në filmin më të ndjekur asajkohe “High School Musical”, është bërë nënë për herë të parë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë aktorja duke postuar një foto të dorës së vogëlushes dhe dorës së bashkëshortit, muzikantit Christopher French. Çifti e ka pagëzuar vajzën me një emër shumë të veçantë: Jupiter Iris French.
“Jupiter Iris French mbërriti në tokë në datë 23 Mars 2021”, shkroi krahas fotos aktorja.