Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Kidës dhe reperit gjerman?

Kida, një këngëtare tepër e suksesshme numëron me dhjetëra hite.

Kënga e fundit “Drunk” rezultoi nje sukses i vërtetë me 17 milionë klikime në Youtube. Të gjithë fansat e saj u dashuruan mbas kësaj kënge, por nuk duhet të lëmë pa përmendur bashkëpunimin me Mozzik dhe këngën “Edhe sa”.

Mirëpo, mesa duket për këtë vit Kida ka menduar një bashkëpunim me rreperin gjerman, Samra.

Kida ka postuar në Instagram një foto të saj dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Nuk e kemi parë njëri-tjetrin kurrë më parë, por nuk mund t’i rezistojmë njëri-tjetrit”. Ajo ka përmendur në postim reperin dhe e ka shoqëruar me një zemër të bardhë.

Mirëpo pas këtij komenti ka pasur nga ata që kanë menduar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se një bashkëpunim.

Të njëjtën gjë si Kida ka bërë edhe Samra. Ai ka postuar një foto të tij dhe në përshkrimin e imazhit shkruan ndër të tjera:

“Unë jam ëndrra jote arabike, vajza shqiptare veshur me YSL”. Edhe ai ka etiketuar Kidën në  postim dhe kjo e fundit i ka komentuar: “Ne të dy jemi yje”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com