Jasmina dhe Andi kapen mat në Kosovë
Jasmina dhe Andi që në fillim janë komentuar nga publiku, por dhe nga konkurrentët aty brenda, për shkak të afrimitetit të tyre.
Ajo që thyu akullin e para ishte Jasmina, ku pak para se të nistë një përballje me Mevlanin, u çua dhe puthi në buzë Andin. Që prej asaj dite nuk kanë munguar puthjet midis njëri-tjetrit.
Ata janë shprehur se kanë thyer dhe rregullat për t’u takuar bashkë si dhe aty ka ndodhur një puthje.
Produksioni u shpreh se nëse do të ndodhte dhe njëherë që një konkurrent takohet jashtë studios do të ketë penalizime.
Mirëpo mesa duket kjo gjë nuk i ka interesuar shumë dhe janë takuar në një shishe bar në Pejë të Kosovës.
Fotoja është siguruar nga “Gazeta Expres” dhe shihet Andi, Jasmina nën shoqërinë e disa personave të tjerë.