Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 24 Mars 2021

Më poshtë do të gjeni horoskopin për datën 24 Mars

Dashi
Duke pasur parasysh pozicionin e yjeve ndoshta për ju që i përkisni kësaj shenje do të ishte më mirë të qëndroni në pozita pritjeje, derisa të kthjelloheni për të vendosur për diçka.

Demi
Shumë planetë janë në një pozicion jo harmnioz dhe natyrisht që kjo do të reflektohet edhe te ju që i përkisni kësaj shenje, prandaj edhe gjendja shpirtërore le për të dëshiruar.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë pozitive: pranoni të gjitha ftesat që do t’ju ofrohen pasi ato mund të fshehin surpriza të këndshme. Diçka ka ndryshuar për mirë në jetën tuaj personale. Në punë mund të hakmerreni.

Gaforrja

Në fund të marsit në dashuri mund të ketë vështirësi me ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit dhe Dashit. Sa i përket punës, do t’ju duhet të zgjidhni disa probleme në lidhje me biznesin tuaj.

Luani

Për Luanët nuk parashikohen as probleme të vogla dhe as të mëdha. Megjithatë, kjo ditë parashikohet të jetë e mërzitshme. Ndoshta mund të qëndroni në shtëpi duke bërë punë, duke ndihmuar familjen ose duke diskutuar për të ardhmen. Gjatë mbledhjeve në familje mos këmbëngulni në vizionin tuaj për një çështje të caktuar.

Virgjëresha

Nuk rekomandohet të ndjeni keqardhje për të kaluarën apo të kritikoni veten. Të gjithë këto mund të ndikojnë negativisht si në fizik ashtu edhe në gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte shumë më mirë nëse dilni ose të shkoni në një udhëtim të shkurtër.

Peshorja
Duhet të përfitoni sa kohë që yjet janë në përgjithësi pozitivë dhe ju mbështesin, sidomos ata që kanë në patronazh problemet e zemrës. Më të ekuilibruar në gjykimin e një problemi.

Akrepi
Duke pasur parasysh Mërkurin që është në largim nga kjo shenjë dhe Marsin gjithnjë më aktiv, qielli juaj sot në pjesën më të madhe është i zymtë. Por nuk duhet ta lëshoni veten.

Shigjetari

Ju jeni në një gjendje konfuzioni të madh mendor. Midis të mërkurës dhe të premtes do të ketë një rikuperim, por më e mira do të vijë nga 7 prilli i ardhshëm.

Bricjapi

Horoskopi i dates 24 Mars 2021 ju tregon se jeni paksa të trazuar kur bëhet fjalë për dashurinë: do të ketë disa tensione në çiftet afatgjata. Në punë, kjo është një periudhë kënaqësie e madhe falë Jupiterit dhe Saturnit në shenjë.

Ujori

Ujorët do të dëgjojnë shumë këshilla të vlefshme nesër. Nëse ndërprisni dikë teksa po përpiqet t’ju mësojë, do të ofendohej shumë. Arroganca nuk do të pritet mirë në shtëpinë tuaj. Kërkoni mënyrat për të rënë në kompromis me të afërmit tuaj.

Peshqit

Peshqit mund të zhgënjehen nesër. Arsyeja për këtë mund të jenë veprimet e një shoku/shoqes suaj ose përfshirja në një trekëndësh dashurie. Mund të jeni edhe dyshues ndaj bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Mos u përpiqni të merreni me probleme që nuk i keni të qarta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com